VITAHELP Zinc 25 mg 120kapsula

MARNYS® Vitahelp Zink është një shtesë ushqimore në kapsula gastro-rezistente që përmbajnë 25mg Zink. Zinku kryen funksione strukturore dhe rregulluese në mbi 300 enzima, të cilat përfshihen në prodhimin dhe degradimin e karbohidrateve, lipideve, proteinave dhe acideve nukleike, si dhe në metabolizmin e mikroelementëve të tjerë.

14,00 

Përshkrim

  • Formulimi gastro-rezistent në MARNYS® Zink mundëson çlirimin e kripës së Zinkut në zorrën e hollë, duke siguruar që përmbajtja e stomakut dhe pH të mos e degradojnë këtë kripë në mënyrë që ajo të absorbohet në mënyrë efikase nga epiteli i zorrëve.
    Zinku është një nga mineralet më të nevojshme për organizmin.
    Mungesa ose pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë diare, mungesë oreksi, rënie flokësh, imunitet të dobët dhe probleme me lëkurën, shkakton nivele të ulëta të testosteronit, ngadalëson shërimin e infeksioneve dhe lëndimeve në lëkurë, e lë atë të pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Për më tepër, organizmi ynë ka nevojë për zink që të aktivizojë qelizat T, të cilat rregullojnë sistemin imunitar dhe sulmojnë qelizat kancerogjene. Nivelet e ulëta të zinkut nxisin depresionin.
  • Vitahelp Zink është Thelbësor Për Qindra Procese Në Organizëm
    Çdo qelizë në organizëm ka nevojë për zink. Ai duhet për muskujt, kockat, veshkat, sytë, mëlçinë dhe prostatën. Zinku është një mineral i shkëlqyer për trurin, veçanërisht në aftësinë tonë për të mësuar. Zinku luan një rol thelbësor në mënyrën se si ne komunikojmë me të tjerët, se si mësojmë apo mbajmë mend.
    Ky mineral përmirëson shqisat e shijes dhe aromës, dhe nevojitet kundër ekzemës apo akneve. Ai rregullon prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe rregullon mbarëvajtjen e hormoneve që shkaktojnë aknet. Trupi nuk prodhon zink ndaj duhet ta marrim nëpërmjet ushqimeve ose suplementeve
  • Vitahelp Zink MARNYS® rekomandohet veçanërisht për njerëzit mbi 18 vjeç që kanë nevojë për një shtesë të Zinkut, i cili kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ dhe lehtëson metabolizmin që jep energji dhe mirëmbajtjen normale të lëkurës, thonjve dhe flokëve .

 

  • MËNYRA E PËRDORIMIT
  • NJË KAPSULË NË DITË

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “VITAHELP Zinc 25 mg 120kapsula”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *